Sporti

HISTORIKE/ Ballkani mposht Sivvasporin dhe merr fitoren e parë në grupet e Conference League

10/06/2022 20:45
nga:L J

FC Ballkani ka shënuar fitoren historike ndaj Sivvasporit.

Ballkani ka marrë fitoren e madhe në grupet e Conference League, pasi mposhti Sivvasporin me rezultatin 3:4, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1:2. Goli i parë këtë duel u shënua pas vetëm 33 sekondave kur Ulvestad shënoi në portën e Stivi Frashërit, pas një hutie në mbrojtjen e ekipit kosovar në start.

Mirëpo, FC Ballkani u këndell dhe gjeti barazimin me super golin e Armend Thaqit, i cili shënoi nga distanca pas 20 minutave lojë.

Ballkani fitoi avantazhin me golin e Arbër Potokut në minutën e 31’të.

Ekipi kosovar luajti shumë mirë edhe në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tretë. Ishte Meriton Korenica i cili gjeti golin pas 66 minutave lojë.

Sivvaspor shënoi menjëherë për 2-3 me anë të Erdogan Yesilyurt.

Në fund, Erdogan barazoi në 3-3, por goli i Ermal Krasniqi në sekondat e fundit vendosi fitoren e Ballkanit.

Ballkani tani është në vendin e dytë me katër pikë, po aq sa Sivvaspor.

/GazetaBlic Sport