Lajme

Zogaj dhe Osmani vizitojnë lokacionin e “Solar for Kosovo”: Projekti solar më i madh në vend

10/06/2022 20:02
nga:Genita C

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj bashkë me Kryeshefin e Termokos, Fisnik Osmanin vizituar lokacionin ku do të ndërtohet projekti solar më i madh në vend, raporton GazetaBlic.

Këtë e bëri të ditur Zogaj, ku thotë se ky projekt i quajtur “Solar for Kosovo parasheh ndërtimin e paneleve solare që prodhojnë 50Më energji termike.

Kjo shton kapacitetet e Termokosoit për ngrohje të qytetit.
“Bashkë me zyrtarë të lartë të European Bank for Reconstruction and Development (EBRD), Znj. Parshad, dhe Kryeshefin e Termokos, z. Fisnik Osmani vizituam lokacionin ku do të ndërtohet projekti solar më i madh në vend, i quajtur Solar for Kosovo. Projekti parasheh ndërtimin e paneleve solare që prodhojnë 50Më energji termike, e cila shton kapacitetet e Termokosit për ngrohje të qytetit! Falënderojmë edhe KFë të cilët janë partnerët kryesorë të projektit”, shkruan Zogaj.