Philippe Ricard nga prestigjiozja franceze “Le Monde” ka spikatur një moment mjaft interesant sot në Pragë ku edhe ka hedhur themelet iniciativa e presidentit Francez, Emmanuel Macron për Komitetin Politik Evropian.
Ricard ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në “twitter” duke përmendur faktin se kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishin arritur në këtë ngjarje në kohën e njëjtë.
Ata të dy i janë drejtuar gazetarëve gjithashtu në të njejtin moment.
Ricard ka rikujtuar faktin se Spanja është një prej shteteve që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.



