Sporti

Gruaja e yllit të Cityt ka një ankesë: ‘Ushqimi është i tmerrshëm në Manchester’

10/06/2022 18:39
nga:L J

Sara Aragaoui, gruaja e yllit të Cityt, Ilkay Gundogan, u ankua publikisht për problemin e saj të jetesës në Manchester.

Sara prej vitesh nuk mund të gjejë një restorant cilësor në atë qytet. “Më vjen keq ta them, por duhet të jem e sinqertë. Unë jam përpjekur shumë të gjej një restorant të mirë këto vite, por ushqimi në të gjithë Manchesterin është vërtet i tmerrshëm,” tha ajo dhe shtoi:

“Kudo shërbejnë disa produkte të ngrira dhe ushqime që nuk kanë freski dhe cilësi. Restorantet këtu kujdesen më shumë për pijen sesa për ushqimin. Ndoshta është më mirë në Londër, por këtu në Manchester është thjesht e tmerrshme.”

Gundogan luan për Cityn që nga viti 2016.

/GazetaBlic Sport