Lajme

A do të rikthehet Arben Vitia në krye të ministrisë së Shëndetësisë?

10/06/2022 17:13
nga:Genita C

Të enjten ka dhënë dorëheqje Rifat Latifi nga ministri i Shëndetësisë.

Pavarësisht kritikave të shumta që janë adresuar ndaj tij për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Latifit.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje”, publikohet letra e dorëheqjes së ministrit Latifi drejtuar Kurtit

Ish-ministri i shëndetësisë Arben Vitia,  është pyetur nëse do të jetë ai personi që do të ulet në kolltukun e tij të dikurshëm.

Megjithatë, ai mohoi se do të jetë ministër i Shëndetësisë teksa nuk kishte informacione se Latifi është dorëhequr.

Po ashtu, në një bisedë telefonike me Paparacin, ish-kandidati për kryetar të Prishtinës theksoi se ka plane të tjera sa i përket jetës politike dhe personale.

“Planet i kam të tjera. Jam në një takim dhe tani po merrem me diçka tjetër”, tha Vitia, i cili mban pozitën e kryetarit të LVV-së në Prishtinës.

Raportohet se Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje