Lajme

Kuvendi nesër mban seancë, mbahet interpelancë me ministrin Murati për ndalimin e pagave

10/06/2022 16:12
nga:G B

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, raporton Gazeta Blic.

Seanca do të mbahet nga ora 10:00.

Në rend të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për mos ekzekutimin e pagave për grevistët.

“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet në njoftimin në e Kuvendit.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.​