Ilir Kërçeli shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka thënë se ky i fundit është trajtuar në QKUK pas lëndimeve të pësuara në këmbë për të cilat do t ‘ia pamundësojnë mospjesëmarrjen në seanca për 10 ditë.
“Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falënderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”, tha ai.
Ndërkohë, që nga drejtoria e Klinikës së Ortopedisë kanë konfirmuar për Klan Kosova se nuk kanë njohuri që Konjufca të jetë trajtuar atje.
Kjo është bërë e ditur për Klan Kosova edhe nga burime brenda Klinikës së Emergjencës në QKUK.
Lajmin se kryekuvendari Glauk Konjufca u lëndua dhe nuk do ta ketë të mundur të jetë i pranishëm në seanca për 10 ditë e bëri të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Lëndohet fizikisht kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca


