Ballkani do të përballet sot në ndeshjen e rradhës në kuadër të Europa Conference League.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të jetë mysafirë i skuadrës turke, Sivassporit për ndeshjen që zhvillohet me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani në ndeshjen e fundit të Conference League pësoi humbje nga Slavia Prague, kurse Sivasspor duelin e fundit e fitoi ndaj CFR Cluj.
Përkundër fitores në Europa Conference League, Sivasspor nuk po kalon formë të mirë në kampionatin turk.
Në 5 ndeshjet e fundit, kundërshtari i sotëm i Ballkanit, ka 2 barazime dhe 3 humbje, duke u renditur në pozitën e 17’të që rrezikon rënien nga liga.
/GazetaBlic Sport/


