Lajme

Pagat për grevistët / Arben Gashi: Qeveria dhe MASHT po shkelin rëndë Kushtetutën e Kosovës

10/06/2022 14:02
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë pa mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit me mos pagesat për pagat për mësimdhënësit, po e shkelin rëndë kushtetutën e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Qeveria në mënyrë arbitrare po ua pamundëson dhënien e pagave për mësuesit dhe po rrezikon autonominë e komunave të Kosovës.

“Qeveria po tenton përmbysje të rendit kushtetues dhe ligjor”, tha ai ndër të tjera

Sipas Gashit, komunat me kohë kanë dërguar listat e pagave në Thesar duke thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore që t`u ndalen pagat mësimdhënësve.

 

https://gazetablic.com/neser-rrefehet-hekuran-murati-para-deputeteve-per-pagat-ne-arsim-krejt-cka-pritet-te-ndodh-ne-kuvendin-e-kosoves-dokument/