Sporti

Mancini: Do jetë e vështirë ta shikojë Kupën e Botës nga televizioni

10/06/2022 14:03
nga:E K

Roberto Mancini nuk dukej shumë i emocionuar për Botërorin e ardhshëm në Katar, duke nënvizuar vështirësinë për të parë turneun nga shtëpia.

Azzurri nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës pas humbjes së tyre katastrofike në play-off nga Maqedonia e Veriut në fillim të këtij viti, duke i detyruar ata të shikojnë turneun nga larg për herë të dytë radhazi, përcjell GazetaBlic Sport.

Pavarësisht dështimit, Mancini nuk u largua nga posti i tij si trajner i Azzurrit dhe tani po mbikëqyr rivitalizimin e skuadrës.

“Muaji i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për italianët, të shikosh Kupën e Botës pa Italinë do të jetë shumë e vështirë. Është veçanërisht e tillë për mua dhe stafin teknik, ndoshta më pak për lojtarët që kanë rifilluar të luajnë dhe e kanë kaluar pjesërisht këtë zhgënjim.

“Do të ndihem më mirë vetëm kur të përfundojë Kupa e Botës, por e pranoj se do të jetë shumë e vështirë ta shikosh atë në televizion”, tha Mancini.

/GazetaBlic Sport/