Lajme

Rizvanolli tregon nëse Qeveria do të paguajë për rrymën në veri

10/06/2022 12:21
nga:N M

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i respektojë zotimet e saj për të mbuluar kërkesat për energji në gjithë vendin.

Por, këtë do ta bëjnë deri në momentin kur skadon marrëveshja e arritur me kompaninë serbe Elektroserver, për të cilën tha se zbatimi i saj nuk është i plotë.

“Kemi zotime ndërkombëtare për të mbuluar kërkesën e energjisë elektrike që vjen brenda kufijve të Kosovës kudo qoftë ajo dhe ne jemi zotuar që këtë do ta bëjmë deri në momentin kur skadon afati i marrëveshjes. Jemi në një kohë kur realizimi i marrëveshjes nuk është i plotë sipas afateve që kanë qenë, sido që të jetë ka përparaim dhe me BE-në dhe me partenerët e tjerë janë duke u diskutuar hapat e ardhshëm sa i përket kësaj”, tha ajo.

Kjo kompani u ngarkua të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.

Pas marrëveshjes, Elektroserver nuk i ka dorëzuar të dhënat e fundit për konsumatorët në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS dhe te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë – KOSTT.

Kosovës pritet t’i kushtojë rreth 316 milionë euro importi për energji gjatë dimrit