Sporti

Bad News Eagles vetëm një fitore larg turneut më të madh në Rio, ja kur e zhvillojnë ndeshjen e radhës

10/06/2022 12:00
nga:Mergim Rreci

Bad News Eagles kanë zhvilluar sot takimin ndaj Astralis në kuadër të kualifikimeve për RMR .

Skuadra kosovare arriti fitore të madhe me rezultat 16:3 në duelin e zhvilluar në BO1 (Best Of One), shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore skuadra e gamerave shqiptarë janë një fitore larg drejt kualifikimit në turneu më të madh për CS:GO.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet nesër dhe me një fitore të mundshme do të arrihej edhe qëllimi i madh për në Rio.

/GazetaBlic Sport/