Sporti

Sivasspor – Ballkani, këto janë kuotat e basteve për këtë ndeshje

10/06/2022 11:12
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Europa Conference League.

Klubi kosovar do të përballet me Sivasspor, në xhiron e tretë të grupeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e parë, Ballkani kishte barazuar me skuadrën e Cluj, kurse në ndeshjen e dytë kishte humbur nga skuadra e Slavia Prague.

Takimi i sotëm do të luhet në ora 18:45 dhe turqit janë dukshëm më të avntazhuar nga kuotat e basteve.

Fitorja e Sivasspor kuotohet me 1.45, kurse fitorja e Ballkanit me kuotë 7.50. Një barazim mes tyre është kuotuar me 4.33.

/GazetaBlic Sport/