Skuadra e Ballkanit e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Europa Conference League.
Klubi kosovar do të përballet me Sivasspor, në xhiron e tretë të grupeve.
Në ndeshjen e parë, Ballkani kishte barazuar me skuadrën e Cluj, kurse në ndeshjen e dytë kishte humbur nga skuadra e Slavia Prague.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina tha për ‘GazetaBlic Sport‘ se Ballkani po përballet me problemin e mungesave, por që natyrisht mund ta befasojnë kundërshtarin nga Turqia.
“Ballkani po përballet me problemin e mungesës së futbollistëve, por momenti i frymëzimit mund të jetë determinant. Besoj se edhe këtë herë do të luajnë mirë dhe do të mundohen të befasojnë kundërshtarin”, tha fillimisht ai.

Më pas, Morina foli edhe për arritjen e madhe dhe historike të skuadrës kosovare në Evropë.
“Për mendimin tim, Ballkani ka arritur një ëndërr të të gjitha klubeve kosovare dhe për këtë duhet të jemi të gjithë krenarë“, përfundoi Morina.
/GazetaBlic Sport/


