Lajme

E ngacmoi një femër duke i dërguar fotografi të ndryshme, arrestohet suharekasi

10/06/2022 09:43
nga:Astrit Gashi

Një person i dyshimtë është arrestuar dje në fshatin Gjinoc, të Suharekës.

I njëjti u arrestua pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër, duke i dërguar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.