Adrien Rabiot i dha fund periudhës pa gol pas 50 ndeshjeve, duke gjetur rrjetën dy herë pasi Juventus mundi Maccabi Haifa 3-1 në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi francez nuk kishte shënuar gol në 50 paraqitje për Juventusin, por arriti të realizoi dy herë në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
“Jam i lumtur, mbi të gjitha me qëndrimin e skuadrës. Jam i lumtur që shënova, por siç e kam thënë edhe më parë, e rëndësishme është që skuadra të fitojë.
“Ne luajtëm mirë, pak më pak në pjesën e dytë, por jemi në rrugën e duhur”, tha ai për Sky Sport Italia.
/GazetaBlic Sport/


