Sporti

Ballkani e shijon sot përsëri Evropën, skuadra kosovare kërkon fitoren ndaj Sivasspor-it

10/06/2022 08:38
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Europa Conference League.

Klubi kosovar do të përballet me Sivasspor, në xhiron e tretë të grupeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e parë, Ballkani kishte barazuar me skuadrën e Cluj, kurse në ndeshjen e dytë kishte humbur nga skuadra e Slavia Prague.

Problemi i madh për trajnerin Daja në këtë ndeshje janë mungesat e mëdha dhe atë të futbollistëve po thuajse kyç. Ndaj Sivasspor trajneri shqiptar nuk do të mund të llogaritë në Edvin Kuç, Nazmi Gripshi, Leonit Abazi, Rustem Hoxha të gjithë të lënduar, pastaj Leotrim Bekteshi nuk është 100% i gatshëm për lojë.

Sipas të gjitha gjasave as ai nuk do të mund të luajë fare, ose vetëm pak minuta në pjesën e dytë, ndërsa mbrojtësi Astrit Thaqi mungon shkaku i kartonit të kuq në ndshjen e kaluar

Takimi i sotëm do të luhet në ora 18:45.

/GazetaBlic Sport/