Sporti

Graham Potter: Fitorja ndaj Milanit e rëndësishme për ne, kemi rrugë të gjatë

10/06/2022 08:23
nga:E K

Trajneri i Chelsea-t, Graham Potter, paralajmëron se fitorja 3-0 ndaj Milanit ishte ‘e rëndësishme, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë’ në grupin shumë të hapur të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë kishin më shumë posedim në Stamford Bridge, por ishte krejtësisht të padobishëm, duke krijuar vetëm një mundësi të vërtetë shënimi në pjesën e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Chelseat, Graham Potter.

“Ishte një natë e mirë për ne. Ne duhej të luanim mirë. Qëndrimi dhe aplikimi i lojtarëve ishte fantastik. Ishte një fitore vërtet e rëndësishme për ne”, tha Potter për BT Sport pas fitores së tij të parë në karrierë në Champions League.

“Mendova se filluam paksa nervoz për rreth pesë minuta. Ishte vetëm një rezultat që ne donim të bënim kaq mirë. Ne e morëm kontrollin. Goli i parë ishte i rëndësishëm. Në pjesën e dytë duhej të fillonim pak nga mbrapa. Ne vuajtëm pak, gjë që ishte mirë dhe goli i dytë na dha frymë.

/GazetaBlic Sport/