Pasi ka bërë një fillim thjesht të jashtëzakonshëm të sezonit, pasi ka realizuar 19 gola në 12 ndeshje sonte, Erling Haaland ka qenë sërish në lajme ditët e fundit për të patur një klauzolë lirimi në kontratën e tij që do t’i lejonte atij të largohej për në Real Madrid.
Pas fitores ndaj Kopenhagës (5-0), në të cilën norvegjezi shënoi dy gola, Pep Guardiola sqaroi çështjen, përcjell GazetaBlic Sport.
“Çfarë mund t’ju them? Nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër e plotë që Erling ka një klauzolë për Real Madridin apo ndonjë klub tjetër. E ndjej plotësisht të lumtur këtu dhe ne do të përpiqemi ta mbajmë atë në këtë mënyrë, është i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola.



