Sporti

Pioli: Nuk mund të arsyetohemi duke përmendur mungesat, luajtëm shumë dobët

10/05/2022 23:50
nga:L J

Stefano Pioli, trajneri i Milanit u shpreh i pakënaqur me humbjen e ekipit të tij sonte ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

Chelsea fitoi sonte ndaj Milanit me rezultatin 3:0, me golat e Fofana, Aubameyang dhe James, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk luajtëm më pasi pranuam golin e dytë – në pjesën e parë ishim mirë në fushë, por pa cilësinë e nevojshme për të vënë në vështirësi Chelsean. Ekipi ishte konkurrues, ne filluam mirë, por më pas shumë situata ishin të gabuara, me topa që u kaluan shumë lehtë në zonën tonë”, tha fillimisht Pioli.

“Nuk arsyetohen mungesat, skuadra luajti dobët”, përfundoi Pioli në konferencë.

/GazetaBlic Sport