Sporti

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Champions League

10/05/2022 22:55
nga:L J

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League.

Chelsea ka fituar kryendeshjen e sotme ndaj Milanit në “Stamford Bridge” me rezultatin e thellë 3:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Fofana, Aubameyang dhe James shënuan golat e fitores për ekipin e “Blues”.

Manchester City triumfoi në shtëpi ndaj Copenhages me rezultatin e thellë 5:0. Juve fitoi në shtëpi ndaj Maccabi Haifas, Real Madrid poashtu fitoi ndaj Shakhtar Donetsk, teksa Dortmundi fitoi si mysafir ndaj Sevillas.

Befasia e madhe ishte barazimi i PSG’së ndaj Benficas.

Ja rezultatet finale:

  • Chelsea – Milan 3:0
  • Manchester City – Copenhagen 5:0
  • Juventus – Maccabi 3:1
  • Real Madrid – Shakhtar Donetsk 2:1
  • Sevilla – Dortmund 1:4
  • Benfica – PSG 1:1

/GazetaBlic Sport