Lajme

Treni godet makinën e policisë, shpëton 20-vjeçarja në pranga

10/05/2022 22:28
nga:Y I

Videoja e përplasjes së një treni me një makinë policie është bërë virale.

Në sediljen e pasme të makinës së policisë ishte një vajzë e re e prangosur. Me gjithë përplasjen e fortë vajza ka shpëtuar.

Ngjarja ndodhi në 16 shtator në Kolorado të SHBA-ve.

E plagosur mbeti 20-vjeçarja, Yareni Rios-Gonzalez. Avokati i saj tha se goditja i shkaktoi asaj humbjen e dhëmbëve, krahun dhe brinjë të shumta të thyera dhe lëndime në kokë dhe këmbë.

Ajo vijon të marrë trajtim në spital. 20-vjeçarja u arrestua pas një incidenti me një patrullë policie.

Vajza u ndalua nga patrulla pas një ngjarjeje dhe u shoqërua në makinën e parkuar në shinat e trenit. Brenda pak sekondash makina u godit nga treni.