Lajme

“Mësimdhënësit do të paguhen në avans”, Pozhari – SBASHK-ut: “Game Over”

10/05/2022 21:48
nga:Genita C

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar sot se mësimdhënësit do të paguhen në avans brenda ditësh.

“Ne kemi dërguar në Ministrinë e Financave që të bëhet pagesa avans me pritjen edhe garancinë që secila ditë e planifikuar nga të gjithë mësimdhënësit. Dhe ideja ishte që qeveria të realizojë sa më parë këto pagesa në mënyrë që të mos pritet muaji tetor”, tha ajo në ATV.

Nagavci: Mësimdhënësit do të paguhen në avans brenda ditësh

Lidhur me këto deklarata ka reaguar analisti i afërt me VV-në, Xhevdet Pozhari.

“Arbërije Nagavci në CONTEXT/ATV: Mësimdhënësit do të paguhen në avans brenda ditësh.
SBASHK, Game Over. Nuk keni fytyrë me fol në emër të mësimdhënësve”, shkruan ai.