Sporti

Salzburg triumfon ndaj Dinamo Zagregit dhe merr kreun e grupit në Champions League

10/05/2022 20:39
nga:L J

Skuadra e Salzburgut ka arritur fitoren e madhe në grupet e Champions League.

Ekipi austriak, Salzburg ka triumfuar në shtëpi ndaj Dinamo Zagrebit me rezultatin minimal 1:0, përcjell GazetaBlic Sport.

Salzburg mori fitoren në pjesën e dytë – me golin e sulmuesit Okafor.

Noah Okafor ka gjetur golin me penallti pas 70 minutave lojë. Sulmuesi tashm% ka shënuar në tri ndeshjet e para të Champions League, ndaj Milanit, Chelseat dhe tani ndaj Dinamos.

Salzburg me këtë fitore merr kreun e tabelës me 5 pikë, teksa Dinamo Zagreb ndodhet në vendin e dytë me tre pikë.

/GazetaBlic Sport