Sporti

Pas pak fillon ndeshja e Bad News Eagles, ja ku mund ta shikoni

10/05/2022 17:09
nga:L J

Ekipi shqiptar i CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen e radhës.

Skuadra shqiptare do të përballet me NiP, ekipin nga Suedia, në ora 17:15  (në rast se nuk ka ndonjë shtyerje për pak minuta), përcjell GazetaBlic Sport.

bNE ka një fitore nga ndeshja e parë, atë ndaj Eternal Fire me rezultatin 16:14.

Ballafaqimin e sotëm të Bad News Eagles mund ta ndiqni live tek: Twitch.tv/xhocii.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në ‘IEM Road to Rio 2022’.

/GazetaBlic Sport