Roma është e interesuar të zgjasë kontratën e Jose Mourinhos deri në vitin 2026. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane Repubblica, e cila nxjerr në pah punën e zhvilluar nga trajneri portugez që kur ai mbërriti në klub.
Sipas burimit, bisedimet fillestare për rinovimin kanë nisur tashmë dhe objektivi do të jetë zgjatja e lidhjes edhe për dy sezone të tjera, kështu që Mourinho do të qëndronte i lidhur me romakët deri në vitin 2026. Megjithatë, negociatat nuk do të jenë të lehta, pasi që Mourinho merr tetë milionë euro në sezon dhe nuk do të nxitojë të zgjasë marrëveshjen, përcjell GazetaBlic Sport.
Roma dëshiron të zgjidhë shpejt situatën për të shmangur ndonjë surprizë, përkatësisht që disa klube tentojnë të punësojnë trajnerin 59-vjeçar portugez.



