Në mungesë të mbrojtësit të të akuzuarit Altin Morina, avokatit Ndrecë Dodaj, është shtyrë seanca e së mërkurës në Gjykatën e Apelit në rastin ku Morina po akuzohet për rrezikim të trafikut publik, me ç’rast kishe humbur jetën basketbollisti Gazmend Sinani.
Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra bëri të ditur se gjykata nuk ka të dhëna se avokati Dodaj është njoftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, në këtë seancë nuk ishte i pranishëm as i akuzuari Altin Morina, të dëmtuarit Kujtim Shala, Fisnik dhe Granit Rugova dhe përfaqësuesi ligjor i të ndjerit, Gazmend Sinani.
Ndërsa, i pranishëm në këtë seancë ishte vetëm përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar Agim Sinani, avokati Kadri Mjekiqi.
Në këto rrethana, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Kalludra, me anëtarë Hashim Çollaku dhe Ferit Osmani, mori vendim që seanca të shtyhet për datë të pacaktuar.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë, më 28 mars 2022, Morines i kishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari brenda kohës së verifikimit në afatin prej dy vite, nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e cila është ngritur më 19 nëntor 2018, Altin Morina po ngarkohet me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 9/6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, më 23 qershor 2018, rreth orës 1:20, në rrugën “Tirana” në Gjakovë, pikërisht tek Halla e Sporteve në Gjakovë, i akuzuari duke drejtuar automjetin e tipit “Mini One” dhe duke mos respektuar rregullat e komunikacionit rrugor, ka rrezikuar trafikun publik dhe jetën e të dëmtuarit, tani të ndjerit Gazmend Sinani dhe të lënduarve Granit Rugova, Fisnik Rugova dhe Kujtim Shala.
Siç thuhet në aktakuzë, rasti ka ndodhur në atë mënyrë që e ka drejtuar automjetin në kundërshtim me nenin 48, 49, 53, 54 dhe 57 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se me një veprim të tillë do të vijë deri tek pasojat, lehtas e ka marrë se deri tek ajo nuk do të vijë apo në momentin e duhur do t’i shmanget, por pasoja është shkaktuar.
Në aktakuzë thuhet se me të arritur tek Halla e Sporteve, në rrugën transit nuk e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes së automjetit të tij ku rruga ishte e lagur me të reshura shiu, ku për një moment ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke dalë jashtë rruge në krahun e djathtë të lëvizjes, me ç’rast përplaset për një shtyllë ndriçimi dhe pas 18.90m përfundon në shtyllë elektrike të betonit, duke dëmtuar të njëjtën në tërësi, e pastaj përplaset me një kombi, pronë e Taulant Mici, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave në vend ka humbur jetën tani i ndjeri Gazmend Sinani, ndërsa lëndime të rënda trupore pëson Kujtim Shala.
Kurse, në aktakuzë thuhet se lëndime të lehta trupore kanë pësuar Granit Rugova dhe Fisnik Rugova, si dhe vetë i pandehuri, lëndime këto


