Lajme

Për një muaj policia në Gjilan realizoi 94 urdhëresa të Gjykatës

10/05/2022 10:47
nga:N M

Policia e Kosovës gjegjësisht ajo në Gjilan ka njoftuar se vetëm në muajin shtator ka realizuar 94 urdhëresa të lëshuara nga Gjykata, raporton Gazeta Blic.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente”, thuhet në njoftim .

Policia thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

SBAShK-u ende nuk ka pranuar ndonjë njoftim nga Qeveria për pagat