Debat

Analizë e deklaratës se Aleksandër Vuçiqit?

10/05/2022 10:24
nga:Drizan Shala

Çka na tha?

“Mbetet për t’u parë ku do të shkojnë serbët, çfarë do të bëjnë me veten, a do të arrijnë ta ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit,” për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. (Aleksandër Vuçiqi).

Le ta ndajmë deklaratën e tij në tri pjesë:

“Mbetet për t’u parë ku do të shkojnë serbët “kjo pjesë është duke iu referuar ndryshimeve politike brenda territorit të Serbisë por që nuk është ndalur vetëm në atë pjesë duke i referuar zhvillimeve edhe në Malin e Zi, BiH, Maqedoninë e Veriut dhe në fund Kosovën. A do të vazhdojnë të ri-konceptohen në një trup të vetëm apo do të fillojë ndarja e cila mund të cenojë ekzistencën e stabilitetit të popullit serb në Ballkan.

“Çfarë do të bëjnë me veten” kjo i referohet asaj që në rast që do të këtë konflikt më të gjerë në Evropë, sipas kësaj dhe zhvillimeve të fundit do të kemi një betejë si ajo e “Stalingrad” që do të jetë beteja e fundit në kryeqytetin e Ukrainës. Nga kjo Serbia përgjatë vitit 2021 ka zhvilluar mbi 100 operacione trajnuese ushtarake në territorin e saj si dhe vazhdimi i aktivitet të tilla përgjatë 2022 më theks të veçantë operacioni ushtarak fushor “Era e Veriut 2022”.

“A do të arrijnë ta ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit”. Serbia dhe Kroacia që nga viti 1991/1992 ka një kontekst kufitar në gjatësisë prej 137 Km , nga kjo po nënkuptohet që Danubi do të jetë pika më vakante e cila do të përcaktojë rrjedhjen e një konflikti të mundshëm në Ballkan.

Ndërsa pjesa e fundit “për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër”, është formimin e arsyetimit paraprak për veprimet që do të ndërmerren nga shteti dhe aparatura shtetërore e Serbisë në hyrjen në një konflikt qoftë në “betejën e Banja Lukes”, “qoftë“ beteja e Dobrakova” në formën e veprimit ushtarak siç ka bërë Hitleri në invazionin e Polonisë e njohur në zhargonin ushtarak “Blitzkrieg”.