Sporti

Kjo pritet të jetë skuadra e re e Luis Suarez

10/05/2022 10:02
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Luis Suarez do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E konfirmon “RAC1”, që informon se lojtari uruguaian do të nënshkruajë për Los Angeles Galaxy pasi të përfundojë Botërori i ardhshëm në Katar. Ish-sulmuesi i Barçës, i cili ka kontratë me Nacional deri në nëntor, kur fillon Botërori, do t’i bashkohet ekipit kalifornian për sezoni e vitit 2023.

Në moshën 35-vjeçare, Luis Suarez duket ende në formë dhe do të kalojë vitet e tij të fundit si profesionist në Los Angeles Galaxy, ku do të takojë një të njohur të vjetër në dhomën e zhveshjes së Barçës. Ky është Riqui Puig, i cili u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në merkaton e verës.