Lajme

Paçarizi: Duhet ekzekutuar pagat, SBASHK dhe qeveria të nisin dialogun pa u barrikaduar

10/05/2022 09:56
nga:G B

Profesori dhe analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se nëse ka hapësirë ligjore, duhet ekzekutuar pagat, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se orët e humbura të mësimit duhet të zëvendësohen duke zgjatur orarin gjatë ditëve të punës dhe jo në fundjavë.

Ai po ashtu ka thënë se SBASHK-u dhe qeveria duhet ta nisin dialogun pa u barrikaduar.

Postimi i tij i plotë:

Nëse ka hapësirë ligjore, pagat duhen ekzekutu. Mësimi i humbur duhet të kompensohet, jo gjatë fundjavave, por gjatë ditëve të punës, duke zgjatë orarin. SBASHK dhe qeveria duhet të nisin dialogun pa u barrikadu. Pak kreativitet s’bën dëm.