Lajme

Gjashtë persona rrihen mes vete në Podujevë, katër përfundojnë në spital

10/05/2022 09:45
nga:Astrit Gashi

Gjashtë persona janë rrahur mes vete, ndërsa katër nga ta kanë pësuar lëndime trupore pasditen e së martës në Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka shtuar se gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 04.10.2022 – 15:40. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjashtë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të Policisë.