Lajme

Zubin Potok: Një person e plagos veten për vdekje me pushkë gjuetie

10/05/2022 09:32
nga:Astrit Gashi

Një person raportohet se e ka qëlluar veten me pushkë gjuetie.

Viktima ka pësuar plagë vdekjeprurëse.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Rasti ka ndodhur në Zubin Potok, ditën e marte.

“HETIM I VDEKJES
Zubin Potok 04.10.2022 – 19:27. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qëlluar veten me pushkë gjuetie duke pësuar plagë vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.