Jurgen Klopp ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Liverpoolit në fitoren e së martës kundër Rangers (2-0).
“Ishte pikërisht ajo që na duhej. Ishte një paraqitje super solide. Ne u mbrojtëm me epërsi dhe të gjithë ishin të përkushtuar ndaj taktikës së re. Ndonjëherë ju duhet të ndryshoni gjërat. Është e vërtetë që ishte një surprizë për Rangers mënyra se si e prezantuam ekipin. Jam më se i lumtur”, tha trajneri gjerman duke folur për BT Sport, përcjell GazetaBlic Sport.
Virgil van Dijk thekson se performanca duhet të vazhdojë: “Ne duhet të mbajmë gjërat pozitive nga kjo lojë dhe t’i zbatojmë në ndeshjen tjetër. Jam i emocionuar për sfidat e ardhshme.”
Kujtojmë se Liverpool kishte një seri të dobët të rezultateve në kohën e fundit, me Klopp që kishte deklaruar se skuadra do të ringjallet në momentin më të rëndësishëm të sezonit.
/GazetaBlic Sport/


