Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit tragjik ku ndërroi jetë ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka, si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe, raporton GazetaBlic.
Haradinaj thotë se Leka do të kujtohet përgjithmonë, për kontributin e tij atdhetar.
Kreu i AAK-së, iu shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve e bashkëluftëtarëve të tij.
Shkrimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit tim Deli Leka.
Përherë do të kujtojmë kontributin e tij atdhetar, trimërinë e guximin në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit.
Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!


