Sporti

Juventus me një mungesë të madhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

10/04/2022 14:26
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Juventusit, Arek Milik, nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm në Continassa për shkak të një problemi muskulor.

Reprezentuesi polak nuk ishte i përfshirë në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm në prag të ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Maccabit nesër, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai nuk stërvitej në fushë, por punonte vetëm në palestër për shkak të lodhjes së muskujve.

Juventusi ka humbur dy ndeshje deri më tash në Ligën e Kampionëve dhe një rezultat tjetër negativ do t’i shuante gjasat për kalim tutje.

/GazetaBlic Sport/