Sporti

Këto do të jenë ndryshimet në garat evropiane që nga viti 2024

10/04/2022 13:57
nga:Mergim Rreci

2024 shënon një vit ndryshimi në garat evropiane.

Siç është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencave do të kenë tani 36 ekipe, ku secili klub do të luajë të paktën dy ndeshje të tjera në fazën e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndryshime që do të nënkuptojnë ndryshime në kalendarin aktual të garave evropiane dhe që ESPN publikoi këtë të premte një draft të parë. Një nga ndryshimet që vjen menjëherë në mendje është se, ndryshe nga sa ndodh tani, faza e grupeve të Champions League dhe Europa League do të zgjasë deri në janar.

17 deri më 19 shtator: Champions League;

25 dhe 26 shtator: Europa League;

1 deri më 4 tetor: Champions League, Europa League, Conference League;

22-24 tetor: Champions League, Europa League, Conference League;

5 deri më 7 nëntor: Champions League, Europa League, Conference League;

26-28 nëntor: Champions League, Europa League, Conference League;

10-12 dhjetor: Champions League, Europa League, Conference League;

18 dhjetor: Liga e Konferencës;

21 deri më 24 janar: Champions League dhe Europa League;

29 dhe 30 janar: Champions League dhe Europa League.

/GazetaBlic Sport/