Lajme

Depueti i VV-së del kundër partisë: Pagat për grevistë të procedohen

10/04/2022 13:07
nga:N M

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka dal kundër partisë së tij- në lidhje me mospagesat e pagave për grevistët, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qeveria duhet urgjentisht t`i procedoj pagat për grevistët.

Rrahmani ka kërkuar poashtu që orët e humbura të kompensohen brenda këtij viti.

Postimi i plotë:

Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor.

Ndryshe, dje kundër këtij vendimi të Qeverisë për ndalejn e pagave, kanë dalë edhe dy deputetët e Listës Guxo: Jeta Statovci e Haxhi Avdyli.

 

Këshilli i Prindërve reagon sërish, tregon veprimet që do t’i marrë nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit