Lajme

“Veq le të dihet qe Hekurani është si ata të viteve të 90-ta” – kryesindikalisti i kundërpërgjigjet Nagavcit

10/04/2022 11:06
nga:N M

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se sot do të publikohet kalendari i rishikuar për këtë vit shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit, si pasojë e grevës.

Megjithatë, sipas saj “kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”.

Për këtë ka reaguar kryesindikalisti Ali Sefaj.

Ai theksoi se ministri i Financave, Hekuran Murati është si ata të viteve të 90-ta.

“Se prindërit prap i paguajnë mësimdhënësit sikur në vitet e 90-ta po qe nevoja!”, shkroi ai në Facebook.

Ministrja Nagavci: Komunat s’i dërguan listat për paga në Thesar