Udhëheqësi suprem i Iranit ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për protestat që kanë përfshirë vendin pas vdekjes së një gruaje ndërsa ishte në paraburgim nga policia.
Në komentet e tij të para publike mbi trazirat, Ayatollah Ali Khamenei tha se “trazirat” janë projektuar nga armiqtë e mëdhenj të Iranit dhe aleatët e tyre.
Shtetet e Bashkuara thanë se ishin “të tmerruara” nga reagimi i dhunshëm ndaj protestave, raporton BBC.
Presidenti Joe Biden lëshoi një deklaratë duke thënë se ai ishte “shumë i shqetësuar” për raportet për “shtypjen e dhunshme në rritje të protestuesve paqësorë”.
Protestuesit kanë bërë thirrje për “parime të drejta dhe universale”, tha ai, duke shtuar se SHBA “qëndrojnë me gratë iraniane” të cilat “po frymëzonin botën me trimërinë e tyre”.


