Lajme

Vdiq një person në Prizren, derisa ishte në një fushë

10/04/2022 09:06
nga:G B

Një person ka vdekur në fshatin Krajk të Prizrenit, të hënën rreth orës 14:30.

Sipas dëshmitarit, viktimës i ishte përkeqësuar gjendja sa ishin në një fushë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull  kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.