Një nga pjesëmarrësit në Maratonën e Londrës të së dielës vdiq të hënën pasi u rrëzua gjatë garës, njoftuan organizatorët.
Organizatorët nuk e bënë të ditur emrin e të ndjerit, vetëm se ai ishte 36 vjeç dhe vinte nga juglindja e Anglisë dhe u rrëzua në kilometrin e 38-të të garës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Edhe pse mori ndihmën emergjente mjekësore që mbërriti në vendin e aksidentit për tre minuta, ai vdiq më vonë në spital. Shkaku i vdekjes do të dihet pas autopsisë”, njoftojnë organizatorët e një prej garave më të famshme në botë.
/GazetaBlic Sport


