Lajme

Video nga momenti i shpërthimit të bombës në Arllat të Drenasit

10/03/2022 19:15
nga:Genita C

Një mjet shpërthyes është gjetur sot në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.

Kjo është konfirmuar nga administratori i fshatit, Shumzim Bujupi.

Ai madje ka publikuar edhe një video nga momenti i shpërthimit të saj.

Bomba është gjetur larg një shtëpie të ndërtuar në lagjen Bujupaj.

Ai ka falënderuar ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët në mënyrë profesionale e kanë shpërthyes bombën e mbetur nga koha e bombardimeve të NATO-s.