Ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat, Andriy Shevchenko është i emocionuar për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve mes dy ish-klubeve të tij.
Milan dhe Chelsea përballen të mërkurën nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Në një intervistë për Milan TV, Shevchenko ka diskutuar fillimisht për cilësitë e Milan nën drejtimin e Stefano Piolit.
Milani luan futboll të mirë, kanë besim, luajnë me intensitet të lartë dhe i menaxhojnë mirë ndeshjet. Ata kanë lojtarë cilësorë që mund të bëjnë diferencën”, tha fillimisht Sheva.
“Do të ketë një atmosferë shumë të nxehtë. Chelsea duhet të fitojë dhe do të rrisë shumë ritmin, por Milani ka lojtarë cilësorë. Do të jetë një ndeshje speciale për Giroud që luajti për Chelsean, ai po luan shumë mirë, ai do të jetë qendra e kësaj ndeshjeje”.
“Leao po bëhet lider. Në Londër ai do të ketë shansin të tregojë cilësitë e tij të mëdha edhe në Champions League, që është një kompeticion ndryshe nga liga italiane”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


