Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se ministri Murati duhet të ndiqet penalisht, pas vendimit për ndaljen e pagave të grevistëve, raporton GazetaBlic.
Lekaj në një shkrim në “Facebook”, thotë se Qeverisja e Kurtit është propagandë e linçimeve.
“Të lutëm Kryeministër, ndale poshtërimin ndaj mësimdhënësve”, shkruan Lekaj.
Postimi i plotë i tij:
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duhet të ndiqet penalisht, pasi me vendim të shefit të tij, la pa paga mijëra mësimdhënës.
Regjimi i Kurtit, është shembulli i mosqeverisjes, propagandës e linçimeve, e cila ka dështuar të përballet me kërkesat e qytetarëve dhe në vend të kësaj po praktikon qasje autokratike mësimdhënësve.
Të lutëm Kryeministër, ndale poshtërimin ndaj mësimdhënësve.


