Lajme

Videoja e VV-së me sulme ndaj ish-liderëve, Hoti: Parti e propagandës së mashtrimit

10/03/2022 17:25
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas videos së publikuar nga VV-ja ku pati sulme të shumta ndaj partive politike po ashtu dhe ndaj ish-liderëve të vendit, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se Vetëvendosja është kthyer në parti e propagandës së mashtrimit dhe shantazhit.

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, shkruan Hoti.