Mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi, ka folur për interesimin e Barcelonës.
Zubimendi së fundmi është pjesë e disa thashethemeve për një lëvizje të mundshme të tij drejt Barcelonës.
E, lidhur me këtë ka folur së fundmi vetë lojtari, duke thënë se është i fokusuar te ekipi i tij, Real Sociedad.
“Ka një ndjenjë shumë të mirë mes meje dhe Real Sociedad. Vazhdimi i kontratës sime është çështje kohe. Nuk e mendoj as tani, jam i fokusuar te Real Sociedad”, u shpreh lojtari.
Kujtojmë se u raportua që trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, e do në ekip 23 vjeçarin.


