Lajme

E konfirmon Qeveria: Nuk do të ekzekutohen pagat për grevistët

10/03/2022 13:57
nga:G B

Pagat për muajin shtator nuk do të ekzekutohen për grevistët, raporton Gazeta Blic.

Se qeveria nuk do ta bëjë ekzekutimin e tyre e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, tha Kryeziu.

Ndërsa, nga SBASHK-u kanë thënë se presin që pagat të dalin, derisa kanë thënë se presin që kjo të bëhet deri me 5 tetor./Gazeta Blic/