Sporti

Lewandowski i befasuar me Xavin: Nuk e prisja të ishte kaq strikt

10/03/2022 12:08
nga:E K

Robert Lewandowski pranoi se nuk e priste që trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez të ishte kaq i ashpër dhe kërkues.

Golashënuesi polak pranoi se ishte i befasuar që në fazën përgatitore, përcjell GazetaBlic Sport.

“Para-sezona e Xavi-t ishte shumë intensive. Prisja që të ishte më e lehtë. Ishte e ngjashme apo edhe më e ashpër se në Bayern”, pranoi polaku, gjatë intervistës për Kanal Sportowy.

Lewandowski zbuloi dallimet që po gjen në ligën spanjolle në krahasim me Bundesligën: “Tifozët këtu pëlqejnë më shumë detajet teknike sesa në Gjermani. Atyre u pëlqen shumë dhe emocionohen. Gjithmonë kam dashur të luaj në këtë ligë dhe të jetoja në Spanjë ishte ëndrra ime dhe jo vetëm për shkak të sportit. Ndihem i rilindur.”

/GazetaBlic Sport/