Lajme

Moska ka fonde që t’i mbështesë rajonet e aneksuara, thotë ministri i Financave i Rusisë

10/03/2022 11:49
nga:G B

Moska ka fonde për të mbështetur katër rajone të Ukrainës, të cilat presidenti Vladimir Putin filloi t’i aneksojë javën e kaluar, tha ministri i Financave i Rusisë.

Anton Siluanov shtoi se fondet janë pjesë e buxhetit të vendit, por nuk tha se sa do të shpenzohen.

Rusia shpalli aneksimet e rajoneve, pasi mbajti ato që i quajti referendume në zonat e pushtuara të Ukrainës, shkruan Skynews.

Qeveritë perëndimore dhe Kievi thanë se votat shkelnin ligjin ndërkombëtar dhe ishin shtrënguese dhe jo-përfaqësuese.